75 Mall Live Search
19:00 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Barcelona i bën ‘dhuratë’ Real Madridit – barazon me Celta Vigon

Ekipi i Barcelonës ka dështuar të fitoj në  ‘Estadio de Balaidos’ kundër Celta Vigos.

Katalunasit u ndalën me barazim 2:2, duke i bërë një dhuratë Real Madridit, transmeton Indeksonline.

Golat për katalunasit i shënoj Luis Suarez (20’, 67’), kurse për Celta Vigon shënuan Smolov në minutën e 50-të dhe Aspas në të 88-tën.

Ky i fundit arriti të shënoj një super gol nga goditja e lirë për të ja siguruar barazimin skuadrës së tij.

Barcelona ngjitet në pozitën e parë me një pikë më shumë se Real Madrid e cila do të luaj nesër kundër Espanjollit./Indeksonline/