Barcelona i bën kërkesë La Ligas të luajë një ndeshje në Miami

Barcelona i ka bërë një kërkesë La Ligës për zhvillimin e një ndeshjeje.
Sipas “Mundo Deportivo”, kampioni i Spanjës ka kërkuar që ndeshjen ndaj Villarrealit, që luhet në dhjetor ta zhvillojë jashtë Spanjës.
Lokacioni i propozuar nga Barça është SHBA, më saktësisht qyteti i Miamit.
Vendimi rreth kësaj çështje pritet ta marrë federata gjatë ditës së sotme.
Barcelona, kujtojmë se ndeshjen e tyre të parë për sezonin e ri do ta zhvillojë ndaj Mallorcës së Vedat Muriqit, më 16 gusht në stadiumin “Estadi Son Moix”./IndeksOnline/