Barcelona i bie “pishman”, e kthen prapa futbollistin me të cilin kishin bërë marrëveshje

Cedric Bakambu dhe Barcelona kishin rënë dakord për një transferim në formë huazimi mirëpo katalunasit e kthyen atë në momentin e fundit.
Sipas Lequipe ky është një ndër lajmet më befasuese të këtij afati transferimesh, futbollisti refuzoi Villarealin mirëpo nuk i tha jo edhe Barcelonës, transmeton IndeksOnline.
Por kjo duket se nuk i doli ashtu siç e kishte pritur pasi që Abidal e telefonoi dhe i tregoi që Barcelona ka ndryshuar mendje në lidhje me transferimin e tij.
Arsyet për këtë veprim të katalunasve ende nuk dihen mirëpo futbollisti ka mbetur i zhgënjyer./Indeksonline/.