75 Mall Live Search
22:22 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / L A

Barcelona i heq shiritin e kapitenit Ter Stegenit

Marc-Andre Ter Stegen nuk do të jetë më kapiten i Barcelonës.

Kështu ka vendosur klubi katalanas, pas krisjes së fundit të marrëdhënieve mes të dyja palëve.

E gjithë kjo nisi pas rikthimit të Ter Stegenit nga lëndimi, me gjermanin që refuzoi të nënshkruante raportin mjekësor të La Ligës, që do të nënkuptonte mosregjistrimin e portierit të ri, Joan Garcia.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me situatën e krijuar së fundi./IndeksOnline/