75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 02 Janar 2024 / Gj. Sh

Barcelona i jep këtë numër në fanelë “Tigrinhos”

Skuadra e Barcelonës zbulon numrin e fanelles për transferimin më të ri, Vitor Roque.

18-vjeçari pritet ta bartë fanellën me numër 19-të te skuadra katalunase, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi do të jetë i gatshëm të luaj nga ky muaj, pas transferimit nga Athletico Pr me vlerë 40 milionë euro, përfshi këtu të gjitha bonuset.

Barcelona shpreson se ka gjetur sulmuesin ideal për shumë sezone të ardhshme.

Më herët numrin 19-të te Barcelona e kanë bartur futbollistët si: Franck Kessie, Ferran Torres, Sergio Aguero, Lucas Digne, Maxëell, Patrick Kluivert dhe Lionel Messi./IndeksOnline/