75 Mall Live Search
20:33 / E Premte, 29 Mars 2024 / Gj. Sh

Barcelona i propozon kontratë të re Pau Cubarsi

Një yll i ri po rritet te skuadra e Barcelonës.

Pau Cubarsi prej debutimit të tij ka luajtur 13 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke pasur paraqitje fantastike dhe ka fituar edhe vendin e titullarit, shkruan IndeksOnline.

Barcelona tani ka propozuar një kontratë të re për mbrojtësin 17-vjeçar.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi katalanas i ka ofruar Cubarsit një kontratë të re me rritje page pasi e shohin pikë kyçe në projektin e ri.

Marrëveshja e re do të përfshinte gjithashtu klauzolën e lirimit prej 1B dhe Barcelona shpreson të arrij marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në fund të sezonit./IndeksOnline/