75 Mall Live Search
23:48 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

Barcelona i rikthehet fitores, mposht me mund Real Sociedadin

Ka përfunduar ndeshja interesante mes skuadrës së Real Sociedadit dhe gjigantit katalunas Barcelona, ku kjo e fundit arritur të arkëtojë pikët e plota.

Si mysafirë në stadiumin “San Sebastian”, Barcelona e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Real Sociedadin, kështu duke iu rikthyer fitores pas dy humbjeve radhazi.

Heroi i sotëm për “Blaugranët” ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënon golin e fitores dhe të vetmin të ndeshjes në minutën e 11’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Barcelona ngjitet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 63 pikëve, 15 sosh larg kreut të tabelës, Real Madridit.

Në anën tjetër, me humbjen e sotme Real Sociedadi rrezikon pozicionimin drejt garave evropiane, ku renditet në vendin e gjashtë me 55 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Barcelonës.