Barcelona i thotë “jo” rikthimit të Neymar, për dy arsye

Neymar Jr nuk po kalon momentin e tij më të mirë, dhe po raportohet se ai ka planifikuar që të bëjë ndryshime në karrierë.
”Mundo Deportivo”, raporton se agjentët e Neymar kishin kontaktuar me Barcelonën, të cilët dëshironin ta largonin nga Parisi.
Mirëpo, katalunasit nuk po pajtohen që Neymar të rikthehet tek Barça për dy arsye.
E para sepse ardhja e Neymar është ekonomikisht e pamundur dhe e dyta sepse ata besojnë se për sa i përket dhomës së zhveshjes do ta largonte dhe mund të bëhej problem.