11:56 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona i tregon Arsenalit çmimin e Denis Suarezit, i bën lirim nëse e blen në janar

Ekipi i Arsenalit ka rritur interesimin për lojtarin e Barcelonës Denis Suarezit. Ai po shihet si zëvendësues i Aaron Ramsey që pritet të largohet.

Katalunasit i kanë treguar se nëse dëshirojnë të blejnë mesfushorin në janar atëherë mund ta marrin vetëm për 14M, transmeton Indeksonline.

Denis Suarez ka qenë plotësisht i anashkaluar nën menaxhimin e Ernesto Valverdes.

Përveç Arsenalit, të interesuar për shërbimet e lojtarit janë edhe Chelsea./Indeksonline/