Barcelona i vendos çmim Depayt

Skuadra e Barcelonës e ka vënë në shitje futbollistin Memphis Depay.
Për shërbimet e holandezit kanë shprehur interesim disa skuadra e në veçanti Atletiko Madrid dhe Inter, shkruan IndeksOnline.
Blaugranët tashmë kanë vendosur se kushdo që deshiron transferimin e Depayt duhet të paguaj plot shtatë milionë euro.
Skuadra e Barcelonës beson se ky është një çmim i drejtë, duke parë dy transferimet e fundit të Mudryk te Chelsea për 100 milionë euro dhe Antonyt te Manchester United për 95 milionë./IndeksOnline/