75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Barcelona ia mbyll derën Neymarit, nuk do të rikthehet

Neymar nuk është i lumtur në PSG dhe dëshiron largimin nga kryeqyteti i Francës.

Barcelona ka qenë destinacioni i mundshëm për brazilianin por që edhe kjo derë është mbyllur, shkruan Indeksonline.

Zv. presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka folur për TV3 në Spanjë dhe ka përjashtuar rikthimin e Neymarit.

Deri më sot, nuk ka asnjë rast të Neymar, siç tha presidenti, dhe është e ndërlikuar. Ne jemi aktorë pasivë. Ne e dimë që ai nuk është i lumtur në Paris dhe është një situatë që duhet të zgjidhet në Paris“.

Ne nuk kemi folur me ta. Ka shumë respekt midis klubeve dhe nëse ka një rast Neymar një ditë, ne do të flasim. Sot, në këtë kohë, është përjashtuar “.

Neymar u bashkua me PSG dy vite më parë për 22 milionë euro. /IndeksOnline/