21:42 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / Blerim

Barcelona ia qet “STOP-in” Shkodran Mustafit!

Nga raportimet e fundit të mediave në Spanjë, thuhet se Barcelona ka hequr dorë nga interesimi për mbrojtësin kosovar, Shkodran Mustafi.

Mustafi këtë gjysmë-sezon kishte vetëm 44 minuta tek Arsenali, pasi vuante nga një lëndim.

Sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit nuk kanë interesim për të transferuar fituesin e Kupës së Botës.

Mustafi nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm që nga largimi prej Valencia, derisa Arsenali preferon ta shesë muajin e ardhshëm.