75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona ia shet sulmuesin skuadrës rivale për titull në La Liga

Barcelona ka arritur marrëveshje me Sevillën për sulmuesin që kurrë nuk u bë yll, Munir El Hadadi.

Sulmuesi spanjoll do të bashkohet javën e ardhshme me skuadrën që po e ndjek titullin këtë edicion në La Liga, Sevillan.

Sulmuesi dhe agjenti i tij, Francisco Valdivieso kanë arritur marrëveshje me Sevillan për transferimin që pritet të kap kosto prej 3 milionë euro.

Munir do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me skuadrën andaluziane ndërsa Barca do të ketë në marrëveshje një kontratë që mund ta rikthjeë sulmuesin për një çmim më të lirë./Indeksonline/