75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 11 Janar 2026 / G T

Barcelona ilaç për Real Madridin, fiton Super Kupën e Spanjës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit me shifrat 3:2.

Ndeshja e zhvilluar në Arabinë Saudite u mbyll me spektakël të vërtetë, shkruan Indeksonline

Për klubin katalunas golat i shënuan: Raphinha (2) dhe Robert Lewandowski.

Kurse për skuadrën e Real Madridit, golat i shënuan: Vini Jr dhe Gonzalo Garcia.

Barcelona në fundin e ndeshjes mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi mesfushori de Jong u ndëshkua me karton të kuq direkt. Por, kjo nuk ndikoi negativisht te Barcelona dhe skuadra e Hansi Flick feston në fund./Indeksonline/