Barcelona, Juventusi dhe Real Madridi e gjunjëzojnë UEFA-n, mbyllet çështja kundër klubeve të Superligës

UEFA është dorëzuar para tri klubeve që tentuan të themelojnë Superligën Evropiane.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka mbyllur çështjen kundër Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit, që ishin pro deri në fund për themelimin e Superligës Evropiane, transmeton Indeksonline.
Kjo i hap rrugë themelimit të Superligës Evropiane dhe përpjekjet e tri klubeve që rezistuan deri në fund duket se po ia vlen.
UEFA ishte munduar që këto tri klube t’i dënoj dhe në rastin më të rëndë, t’i përjashtoj nga garat evropiane./Indeksonline/