75 Mall Live Search
13:27 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Barcelona ka 10 ditë kohë për të nënshkruar me Pjanic

Barcelona dhe Juventus dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje të shpejtë për mesfushorin Miralem Pjanic.

Të dyja palët janë pajtuar që kjo marrëveshje të arrihet deri në fund të muajit qershor, në mënyrë që kjo lëvizje të llogaritet si pjesë e sezonit aktual.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Miralem Pjanic dhe DeSciglio do ti bashkohen Barcelonës, ndërsa në Torino do të transferohet Arthur, transmeton KosovaPress.

Kujtojmë që ditë më parë vet mesfushori boshnjak ka arritur marrëveshje katërvjeçare me Barçën dhe tani klubet janë në detajet e fundit për të përmbyllur marrëveshjen./IndeksOnline/