Barcelona ka arritur marrëveshjen me Betis për transferimin e Junior Firpo
Marrëveshja midis FC Barcelona dhe Betis për nënshkrimin e Junior Firpo është një realitet, siç ka mësuar Mundo Deportivo, transferimi i lojtarit tek Barça për pesë sezonet e ardhshme është çështje orësh.
Tani pritet që të vendos edhe vetë lojtari për këtë transferim, të cilit i është ofruar një pagë mjaftë e mirë.
Junior madje mund të kalojë kontrollin mjekësor këtë pasdite në Barcelonë para njoftimit për bashkimin e tij në klubin Barçës, e ku 21 vjeçari do të jetë zëvendësimi i Jordi Alba, transmeton Indeksonline.
Nëse nuk do të ndryshojë çdo gjë në minutën e fundit, Junior do të niset të hënën me ekipin e Ernesto Valverde për të filluar turneun në Shtetet e Bashkuara , në të cilin Barça do të përballet me Napolin./Indeksonline/.