75 Mall Live Search
14:31 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Barcelona ka fituar 145 milionë euro nga biletat gjatë edicionit 2017/18

Në bazë të llogarive të bëra nga kompania “Deloitte”, Barcelona ka përfituar 144,8 mln euro nga “Canmp Nou”, ndërsa Real Madrid 143,4. Ndërkohë klubet angleze dominojnë renditjen.

Në bazë të llogarive të bëra nga kompania “Deloitte”, Barcelona ka përfituar 144,8 mln euro nga “Canmp Nou”, ndërsa Real Madrid 143,4. Ndërkohë klubet angleze dominojnë renditjen.

Në vendin e 3-të është mitiku “Old Trafford”. “Teatri i ëndrrave” ka mundur të arkëtojë 119 milion euro, ndërsa pas tyre vjen një tjetër impiant anglez, “Emirates Stadium” i Arsenalit me 111 milionë euro.

Gjermania përfaqësohet me “Allianz Arenan”, stadiumin e Bayernin të Mynihut. Bavarezët, të cilët në çdo ndeshje kanë të pranishëm një numër të madh tifozësh, kanë arkëtuar 103 milionë euro.

“Parque des Princes” i PSG-s, në vendin e 6-të me 100 milionë. Britanikët në 10 vendet e para përfaqësohen me një tjetër impiant historik, siç është “Anfield” me 91 milionë euro.

Tre vendet e fundit të 10-shes mbahen sërish nga klubet angleze, “Wembly” me 85 milionë, “Stamford Bridge” me 83 milionë dhe “Etihad” i Manchester City-t me 63 milionë euro.

Stadiumet e Italisë janë shumë larg sa u përket të ardhurave krahasuar me impiantet e sipërpërmendura. Përjashtim, deri diku, mund të bëjë Juventusi që mban vendin e 13-të, ndërsa Milani në të 15-in dhe Interi në vendin e 17-të.