Barcelona ka gati kontratat e rinovimit për dy futbollistë

Skuadra e Barcelonës po synon të vazhdojë kontratat me dy futbollistët e skuadrës, Sergio Roberto dhe Sergio Busquets.
Pas fitore në Kupën e Mbretit, kundër Real Madridit, klubi katalanas dëshiron të merret me rinovimin e kontratave të lojtarëve, transmeton IndeksOnline.
Gazeta spanjolle ”Marca”, raporton se sot do të bëhet rinovimi i kontratës së Robertos, ndërsa javën tjetër pritet rinovimi i Busquets.
Për shkak se klubi po kalon në një kriz financiare, nuk pritet të ketë ndonjë pagë të lartë për futbollistët në fjalë./IndeksOnline/