Barcelona kërkon transferimin Alexander-Arnold

Skuadra e Barcelonës po kërkon transferimin e mbrojtësit të Liverpulit, Trent Alexander-Arnold.
Kështu ka raportuar mediumi Liverpool Echo, transmeton Indeksonline.
Sipas këtij mediumi, Barcelona do të ofronte 80 milionë eurou për mbrojtësin e krahut të djathtë.
23-vjeçari ka kontratë me Liverpool deri në vitin 2025 dhe ka qenë në klub për të gjithë karrierën e tij pas ardhjes nga akademia e të rinjve.
Aktualisht te Barcelona në pozitën e krahut të djathtë luajnë Sergino Dest dhe Sergi Roberto, por transferimi i Arnold do të plotësonte këtë pozicion për vitet e ardhëshme.
Por një transferim i tillë duket i pamundur pasi që Trent Arnold është njëri nga futbollistët më besnik ndaj klubit të Liverpulit, dhe në anën tjetër, oferta e Barcelonës dukët shumë e ulët duke e parë gjendjen e tregut të transferimeve./Indeksonline/