Barcelona kishte bërë ofertë për këtë super lojtar të Man Utd
Agjenti i Victor Lindelof, Hasan Cetinkaya ka vlerësuar se mbrojtësi i Manchester Unitedit ishte shënjestra kryesore e Barcelonës gjatë verës.
Barça e dëshironte transferimin e De Ligt mirëpo nuk arriti ta realizonte këtë transferim andaj e kishin në fokus Lindelofin e Manchester United.
“Ai është një nga qendrat më të mira dhe Barcelona e dëshironte atë. Ata kontaktuan Ed Woodward shumë herë me oferta konkrete. Unë u takova me kryetarin e tyre të transferimeve Matt Judge për të provuar dhe për të marrë një marrëveshje. Por ata thanë ‘Nuk ka asnjë mënyrë. Victor është një nga lojtarët tanë më të mirë “, tregoi agjenti i futbollistit.
Ndërkohë, Lindelof nënshkroi një marrëveshje të re me Man Utd në Shtator që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024./Indeksonline/.