75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Barcelona, klubi me më së shumti të ardhura në botë

Klubi spanjoll Barcelona kryeson listën e “ligës së parave” të organizatës Deloitte, me të ardhura prej të paktën 840 milionë euro gjatë sezonit futbollistik 2018-2019, raporton AA.

Sipas raportit të sivjemë vjetor të organizatës Deloitte, e cila përpilon listën e 20 klubeve me të ardhurat më të larta, Barcelona e udhëhequr nga ylli argjentinas Lionel Messi ishte klubi futbollistik që kryeson listën me 840 milionë euro.

Kështu, Barcelona u bë klubi i parë me të ardhura prej më shumë se 800 milionë euro, transmeton IndeksOnline/

Rivalët e tyre nga Spanja, Real Madridi, vitin e kaluar ishin të parët me 750,9 milionë euro. Sivjet “madrilenët” janë të dytët në listë me të ardhura prej 757,3 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është Manchester United me 711,5 milionë euro.

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, është në vendin e shtatë në listë, me të ardhura prej 604,7 milionë euro.

Klubet nga Premier Liga angleze dominojnë në listën e sivjeme, pasi nga 20 klube, 8 vijnë nga Anglia, edhe atë: Manchester United-i, Manchester City, Liverpooli, Tottenham Hotspuri, Chelsea, Arsenali, West Ham United-i dhe Evertoni.

– Lista me top 20 klubet me të ardhurat më të larta

KlubiTë ardhurat për sezonin 2018-2019 (milionë euro)
1- Barcelona840.8
2- Real Madrid757.3
3- Manchester United711.5
4- Bayern Mynih660.1
5- Paris Saint-Germain635.9
6- Manchester City610.6
7- Liverpool604.7
8- Tottenham Hotspur521.1
9- Chelsea513.1
10- Juventus459.7
11- Arsenal445.6
12- Borussia Dortmund377.1
13- Atletico Madrid367.6
14- Inter Milan364.6
15- Schalke 04324.8
16- Roma231
17- Olympique Lyon220.8
18- West Ham United216.4
19- Everton213
20- Napoli207.4