75 Mall Live Search
18:05 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / C E

Barcelona konfirmon lëndimin e Messit, ja sa do të mungoj

Lionel Messi ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundit të këtij viti.

Ylli i Barcelonës ka humbur stërvitjen e fundit me klubin dhe nuk do të grumbullohet për ndeshjen me Eibar që zhvillohet me 29 dhjetor.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit, Barcelona shkruan: “Lojtari i ekipit të parë Lionel Messi është duke përfunduar trajtimin për kyçin e tij të djathtë dhe pritet të kthehet në stërvitje pas ndeshjes SD Eibar.”

Kjo do të thotë se ai duhet të jetë i aftë të përballet me Huesca më 3 janar. /IndeksOnline/