Barcelona konfirmon mungesën e Lewandowskit në finalen kundër Real Madridit

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar lëndimin e Robert Lewandowskit.
Sulmuesi polak kësisoj do të mungojë në finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit, e cila zhvillohet me 26 prill, shkruan IndeksOnline.
Lewandowski ka pësuar një lëndim në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celta Vigos, ku Barcelona fitoi me rezultat 4-3.
”Testet e kryera të dielën kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Robert Lewandowski ka një dëmtim gjysmë tendinoz të majtë. Kthimi i tij do të përcaktohet nga përparimi i tij.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sipas asaj që raporton ”SER” Lewa do të jetë jashtë fushave për tre javë, ku do të humbas edhe ndeshjet gjysëmfinale ndaj Interit në Champions League./IndeksOnline/
LATEST NEWS | Tests carried out on Sunday have confirmed that first-team player Robert Lewandowski has a left semitendinosus injury. His return will be determined by his progress. pic.twitter.com/Cj9Vyuim1v
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 20, 2025