Barcelona kryen detyrën ndaj Osasunës, mbetet lider i La Ligas

Barcelona ka fituar ndeshjen e mbetur të javës së 27-të, ndaj Osasunas.
Katalanasit shënuan fitore para tifozëve vendas, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
Ferran Torres hapi serin e golave, në minutën e 11-të.
Pas dhjetë minutave, Dani Olmo dyfishoi rezultatin duke u treguar i sakt nga pika e bardhë.
Golin e sigurisë e shënoi, Robert Lewandowski, në minutën e 77-të.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon të jetë lider i tabelës, me 63 pikë, tre më shumë se Real Madridi.
Në anen tjetër, Osasuna renditet në vendin e 14-të, me 33 pikë./IndeksOnline/