75 Mall Live Search
23:02 / E Martë, 01 Tetor 2024 / MSH

Barcelona kujton se kush është, mposht Young Boys

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Young Boys, në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit shënuan 5 gola ndaj zviceranëve, tre në pjesën e parë e dy në të dytën. Serinë e golave e hapi Lewandowski në minutën e 8-të, me kapitenin Raphinha që tundi më pas rrjetën në minutën e 34-të.

Martinez u sigurua që Barcelona të shkojë e qetë në pushim të pjesës së parë, duke shënuar për 3:0 në minutën e 37-të.

Megjithatë, Hansi Flickut nuk i bëri përshtypje ky rezultat dhe u rikthye në fushë i etur për më shumë gola, raporton IndeksOnline.

Bomberi Lewandowski shënoi sërish në minutën e 51-të, ndërkaq një gabim i lojtarit të Young Boys, Camara, bëri që goli të hyjë në portë për të pestën herë.

Ndeshjen e radhës në “Champions” Barcelona udhëton drejt Bayernit, ndërkaq Young Boys pret në shtëpi Interin./IndeksOnline/