Barcelona largon yllin e saj, nuk bën pjesë në planet e Valverdes
Klubi i Barcelonës po del të jetë shumë aktiv në këtë afat kalimtarë. Jo vetëm që po transferon por edhe po largojnë lojtarë.
Së fundmi ata transferuan Jeison Murillon, po ashtu janë pranë të nënshkruajnë me mesfushorin francez Adrien Rabiot, transmeton Indeksonline.
Duket se transferimi i Rabiot po jep efektet e para. Kjo pasi që Barcelona ka vendosur ta largoj mesfushorin Denis Suarez drejt Arsenalit, raporton gazetari i besueshëm Gianluca Di Marzio.
Arsenal pritet të paguaj 14 milionë funta. Trajneri Emery kishe punuar edhe më parë me Suarezin gjatë kohës sa ishte trajner i Sevillas dhe i njehë mirë kualitet e tij.
Të interesuar për të ishin edhe skuadrat e Milan dhe Romas por londinezët arritën ta fitonin garën.
Spanjolli që nga ardhja e Valverdes asnjëherë nuk arriti të marrë minutat që dëshironte. Përkundër dëshirës së madhe për të qëndruar në Barcelonë, aventurës së tij tek klubi katalunas i ka ardhur fundi./Indeksonline/