Barcelona luan përsëri ndeshjen e La Ligës në “Johan Cruyff”

Barcelona po përballet me telashe në sezonin e ri.
Kjo pasi që stadiumi i tyre, “Spotify Camp Nou” ende nuk është gati me autoritetet lokale që kanë shtyrë kohën e rihapjes, me ndeshjen ndaj Getafes që ishte paraparë të zhvillohet aty.
Ndeshja tashmë do të zhvillohet përsëri në stadiumin, “Johan Cruyff”, ku Barça kishte zhvilluar edhe ndeshjen ndaj Valencias.
Kujtojmë se ndeshja Barcelona-Getafe, do të zhvillohet të dielën në orën 21:00./IndeksOnline/