75 Mall Live Search
11:40 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / B O

Barcelona mban inati, katalanasit do të ankohen në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes

Barcelonës nuk i del inati pas humbjes me Interin në Champions League mbrëmjen e djeshme. Goli i Pedrit u anuluar për prekje me dorë nga Ansu Fati, ndërsa prekja me dore e topit në zonë nga Dumfries nuk u dha penallti për blaugranat.

Vendime këto që kanë “çmendur” katalanasit të cilët kërkojnë shpjegime nga gjyqtari për rastet e kontestuara.

Tashmë, sipas gazetarit Miquel Blazquez, skuadra spanjolle ka vendosur të kërkojë drejtësi dhe ka përgatitur një ankesë formale për ta dërguar në UEFA ndaj gjyqtarit Slavko Vincic.