11:11 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Barcelona me dokumentar për prapaskenat e humbjes ndaj Liverpool

Barcelona përfundoi në krye të tabelës sezonin e kaluar, duke fituar La Ligan me 87 pikë, 11 pikë para Atletico Madrid në vendin e dytë.

Megjithë disa pengesa në rrugë, ajo dëshmoi të ishte një sezon i mirë për Ernesto Valverde dhe skuadrën e tij.

Dhe për të reflektuar në fushatën e tyre fituese të titullit, klubi do të nxjerrë një dokumentar tetë pjesësh të quajtur ‘Dita e Ndeshjes’ i cili do të japë një kënd alternativ në heroizmin e sezonit të kaluar në La Liga.

Sidoqoftë, tifozët e Barcës gjithashtu do të duhet të ripërjetojnë atë natë të tronditur në Anfield në gjysmëfinalen e Champions League.

Pasi morri një avantazh me tre gola në Camp Nou nga ndeshja e parë, Liverpool kompletoi një rikthim të pabesueshëm, duke fituar 4-0.

Dhe sipas RMC – BFMTV , një episod i dokumentarit do të përqendrohet thjesht në atë natë në Anfield, transmeton Indeksonline.

Është vendosur të tregojë reagimin në dhomën e zhveshjes pas humbjes dhe është e sigurt të thuhet, do të jetë një pjesë interesante.

TV Rakuten, të cilët janë prodhuar nga mbrojtësi i Barça, Gerard Pique, raportohet se janë të interesuar të transmetojnë dokumentarin i cili është vendosur të dalë më vonë këtë vit./Indeksonline/