16:52 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Barcelona me fanela speciale në El Clasicon e të shtunës

Barcelona do të veshë fanela speciale në El Clasicon e të shtunës ndaj Real Madridit.

Fanela e Barcelonës për ndeshjen e radhës do të jetë shumë e ngjashme me fanelën e edicionit 1998-1999, të cilën dikur e vishnin yje si Figo, Rivaldo, Kluivert e Guardiola.

Fanela me ngjyra të theksuara kuqe e blu do të vishet për shkak të 20 vjetorit të bashkëpunimit mes Nike dhe Barcelonës.

E njëjta fanelë do të jetë në shitje për 140 euro. Trajner i skuadrës në atë edicion te Barcelona ishte Louis Van Gaal. /Indeksonline/