75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Barcelona me komunikatë zyrtare për lëndimin e Iniestas

Skuadra e Barcelonës do të jetë pa Iniestan në ndeshjen e ardhshme.

Testet mjekësore kanë konfirmuar se futbollisti katalunas do të jetë jashtë fushave së paku deri në javën e ardhshme, për shkak të një lëndimi në këmbën e majtë.

Iniesta pësoi një lëndim të vogël në ndeshjen kundër Celta Vigos, prandaj u zëvendësua në minutën e 53-të nga Denis Suarez.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës do të jetë kundër Sporting Lisbonës më 5 dhjetor./IndeksOnline/