16:16 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barcelona me një postim të veçantë i uron ditëlindjen futbollistit kosovar

Klubi i Barcelonës B ka bërë një postim të veçantë për futbollistin nga Kosova, Labinot Kabashi.

‘Urime ditëlindje Labinot Kabashi. Shijo këtë ditë’ ishte urimi nga klubi katalunas.

Kabashi në vitin 2019 ka kaluar nga grup moshat U19 të Barcelonës te Barcelona B dhe luan në pozicionin e mesfushorit.

Kurse vlera e tij aktuale në treg sipas transfermark është 100 mijë euro./IndeksOnline/.