75 Mall Live Search
23:02 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / Gj. Sh

Barcelona me ”pesëshe n’kajmak” edhe ndaj Betist, kalon në çerkfinale të Kupës së Spanjës

Pas fitoi Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Real Madridin në finale me rezultat të thellë, Barcelona ka shënur një tjetër fitore bindëse.

Katalanasit kaluan në çerekfinale të Kupës së Mbretit, duke e mposhtur Bettisin, me rezultat 5-1, shkruan IndeksOnline.

Gavi hapi serin e golave, qysh në minutën e 3-të.

Jules Konde dyfishoi rezultatin në minutën e 27-të. Me epërsi prej dy golave, Barcelona shkoi në pushim.

Raphinha në minutën e 58-të shënoi golin e tretë për blaugranët.

Ferran Torres shënoi golin e katërt në minutën e 67-të, ndërsa Lamine Yamal vulosi fitoren në minutën e 75-të.

Krejt çba bëri Betisi, ishte të shënonte golin e nderit, ku ish-futbollisti i Barcelonës, Vitor Roque u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 84-tè./IndeksOnline/