Barcelona me ”pesëshe n’kajmak” ndaj Valencias

Barcelona pa asnjë probem ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Spanjës.
Skuadra katalanase shënoi fitore bindëse në çerekfinalen ndaj Valencias, duke e mposhtur në udhëtim, me rezultat 0-5, shkruan IndeksOnline.
Ferran Torres shkëlqeu në këtë mbremje duke kompletuar hat-trick, me golat e shënuar në minutat (3′; 17′ dhe 30′).
Dy golat e tjerë u shënuan nga Fermin Lopez në minutën e 23-të dhe Lamine Yamal në minutën e 59-të.
Barcelona në gjysëmfinale i bashkohet skuadrave tjera, Real Madrid, Atletiko Madrid dhe Real Sociedad./IndeksOnline/