75 Mall Live Search
23:32 / E Diele, 31 Gusht 2025 / G T

Barcelona me shumë fat, merr një pikë falë portierit Garcia

Skuadra e Barcelonës ka barazuar 1:1 ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në La Liga.

Ekipi mysafir shënoi gol të parët me anë të Lamine Yamalit në pjesën e parë, nga pika e bardhë e penallitsë, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, vendasit ishin shumë më të mirë në fushë dhe në minutën e 67’të shënuan golin e barazimit me anë të Perezit.

Vallecano tentoi disa herë të shënonte golin e fitores, por portieri Joan Garcia ishte heroi i padiskutueshëm.

Barca tani shkon në kuotën e shtatë pikëve, kurse Vallecano katër pikë./Indeksonline/