75 Mall Live Search
15:26 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gj. Sh

Barcelona mendon rikthimin e Messit, kjo është pozita e re në klub

Lionel Messi po kalon sezonin e dytë te skuadra e PSG-së pas largimit të bujshëm nga Barcelona.

Largimi i tij nga Camp Nou, padyshim që është njëra nga nga ndarjet më të vështira në historinë e klubit, shkruan IndeksOnline.

Shumë tifozë të Barcelonës ishin kundër largimit të tij, por klubi vendosi ta largonte argjentinasin pas problemeve financiare, ndërsa tani ata po kërkojn që Messi të rikthehet aty ku fitoi çdo trofe të mundshëm me fanellen kuq e blu.

Rikthimin e Messin nuk e kanë fshehur as edhe drejtuesit e Barcelonës, të cilët do të donin një rikthim të mundshëm të argjentinasit, ku janë duke menduar që nëse jo si futbollist ti ofrojnë një pozit drejtuese në klub.

35-vjeçari është në fund të karrierës dhe nëse rikthimi fillimisht në rolin e futbollistit kryhet me sukses në verën e ardhshme atëherë Messi do të trashëgojë rolin ambasadorit të klubit në botë. 

Një rikthim të Messit te Barcelona do ta dëshironte edhe vet presidenti i klubit, Joan Laporta./IndeksOnline/