Barcelona merr dritën e gjelbër nga UEFA për të luajtur ndeshjen e Championsit në “Camp Nou”
Barcelona do të bëjë rikthimin e saj në “Camp Nou” këtë fundjavë.
Ndeshja ndaj Athletic Bilbaos, do të jetë e para që Barça zhvillon ndeshjen në shtëpi pas 2 viteve.
Klubi katalanas, po ashtu i ka bërë kërkesë UEFA-së që stadiumi të përdoret edhe në “Champions League”, në ndeshjen e saj si vendas.
Dhe UEFA, i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës me ndeshjen e saj ndaj Eintracht Frankfurtit, që do të jetë edhe rikthimi i netëve të Championsit aty.
Ndeshja Barça-Athletic Bilbao në “Camp Nou”, zhvillohet këtë të diel./IndeksOnline/

