Barcelona merr kreun e La Ligas, e mposht lehtë Sociedadin

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe 4:0 në javën e 26-të në La Liga ndaj Sociedadit.
Golat për ekipin e Hansi Flick i shënuan: Martin, Casado, Araujo dhe Robert Lewandowski, shkruan Indeksonline
Me këtë fitore, Barcelona shkon në pozitën e parë në tabelë.
Klubi katalunas tani ka 57 pikë në vendin e parë, një më shumë se Atletico Madrid dhe tri më shumë se Real Madridi./Indeksonline./