Barcelona merr lajmin e keq para lojës me Bayern Munchen, Braithwaite 3 deri në 4 muaj jashtë fushave të gjelbra

Klubi i Barcelonës ka marr një lajm të keq para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munchen.
Sulmuesi i katalunasve, Martin Braithwaite do të mungoj 3 deri në 4 muaj për shkak një lëndimi, transmeton Indeksonline.
Ai u largua nga stërvitja sot dhe sipas gazetarit shumë të afërt me Barcelonën, Gerard Romero, danezi do të mungoj gjatë.
Braithwaite e filloi mirë sezonin e ri por lëndimi do ta lë atë jashtë fushave për 3 deri në 4 muaj./Indeksonline/