Barcelona merr një lajm të mirë pas klasikes, i kthehen dy yjet
Ekipi i Barcelonës pas barazimit në ‘El Classico’ ka marrë një lajm të mirë.
Gjatë ditës së sotshme në mënyrë individuale kanë filluar të stërviten, Ousman Dembele dhe Arthur Melo.
Dyshja ka një kohë që po mungojnë dhe nuk kanë qenë të gatshëm për të luajtur, transmeton Indeksonline.
Te dytë pritet që të kthehen shumë shpejtë dhe të jenë në dispozicioni për trajnerin, Ernesto Valverde.
Mesfushori Arthur Melo ka qenë një aset i rëndësishëm për Barcelonën gjatë këtij sezoni./Indeksonline/