Barcelona merr një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Puigit

Klubi i Barcelonës ka vendosur që mesfushorin e talentuar, Riqui Puigi të promovohet në ekipin e parë.
“eSport3” dhe “TV Cat” konfirmojnë se klubi katalunas tashmë e ka marrë këtë vendim, transmeton Indeksonline.
Puigi pritet që të marr një numër të ri pas promovimit në skuadrën e parë.
Ai pritej që të largohej, pasi nuk shihej në planet e Koeman, por spanjolli duket se ka fituar besimin e teknikut holandez./Indeksonline/