75 Mall Live Search
23:01 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / Gj Sh

Barcelona merr tre pikë të mëdha në udhëtim ndaj Newcastle United

Barcelona ka marr tre pikë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Champions League, duke e mposhtur në udhëtim Newcastle United.

Skuadra katalanase shënoi fitore me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, derisa të tre gola u shënuan në pjesën e dytë.

Heroi i Barcelonës sonte ishte Marcus Rashford, i cili shënoi të dy golat, në minutat 58-të dhe 67-të.

Golin e nderit për Newcastle United e shënoi Anthony Gordon në minutën e 90-të./IndeksOnline/