75 Mall Live Search
22:31 / E Hënë, 09 Maj 2022 / AR

Barcelona merr vendim për të ardhmen e Depayt

Barcelona raportohet se e ka vënë në shitje Memphis Depayn për në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi holandez kaloi si lojtar i lirë në “Camp Nou” vitin e kaluar, por ai do të largohet këtë verë, sipas “Sport”.

Depay nuk po ka hapësira të mjaftueshme te skuadra e Xavit, i cili preferon që sulmi të përbehet nga Aubameyang, Torres dhe Demebele.

Edhe rikthimi i Ansu Fatit nga lëndimi ka shtuar edhe më shumë konkurrencën.

28-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Kësisoj, Barcelona e ka mundësinë për të fituar nga shitja e Depayt këtë vit, para se t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm.