12:10 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / B O

Barcelona merr vendimin e fundit për Coutinhon

Menaxhmenti i Barcelonës ka vendosur përfundimisht për qëndrimin e Coutinhos edhe në edicionin e ri. Ronald Koeman dhe sekretariati teknik kanë vendosur që Barça t’i jap shansin e ri yllit brazilian.

Skuadra katalonase ka pranuar disa oferta në drejtim të lojtarit, por të gjitha janë larg pritshmërive të çmimit për Coutinhon.

Futbollisti ka qenë që një kohë i lënduar dhe nuk ka mundur të ndimojë skuadrën në ndeshjet parasezonale. Por, pavarësisht kësaj, trajneri ka besim në të dhe do t’i jap shansin e fundit te Barcelona.

Njëra nga arsyet që ishte lakuar se Coutinho nuk “dhezi” kurrë të Barcelona ishte prania e Messit, ngase sipas ekspertëve ishte Leo ai që luante në pozitën e përshtatshme të Coutinhos.

Madje ka gjasa që Coutinho të marr edhe fanelën me numër 10 të lënë nga Leo Messi./Indeksonline/