75 Mall Live Search
21:00 / E Shtunë, 24 Gusht 2024 / C E

Barcelona mposht Bilbaon në shtëpi

Barcelona ka mposhtur Athletic Bilbaon në ndeshjen e dytë të sezonit të ri në ligën spanjolle.

Katalunasit mposhtën Bilbaon me rezultat 2:1, me Lamine Yamal që hapi serinë e golave (24) dhe Lewandowskin që shënoi golin e fitorës (75), shkruan Indeksonline.

Për Athleticon shënoi nga pika e bardhë Oihan Sancet, në minutën e 42-të.

Katalunasit udhëtojnë për në fushën e blertë të Rayo Vallecanos javën e ardhshme, ndërkaq Atheltic Bilbao do të presë në shtëpi Atletico Madridin./Indeksonline/