Barcelona mposht Real Madridin në praninë e gati 100 mijë tifozëve

Barcelona prodhoi një shfaqje të bujshme në El Clasico, duke mposhtur Real Madridin me rezultat 5-3, dhe duke arritur në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Klubi katalunas fitoi me rezultat të përgjithshëm 8-3, duke përfshirë edhe rezultatin e lojës së parë.
Rreth 91,553 tifozë ishin brenda stadiumit Camp Nou për të parë fitoren, duke thyer rekordin e numrit të tifozëve në ndeshje për femra, të vendosur gjatë finales së Kupës së Botës mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës më 1999, dhe duke e tejkaluar rekordin për një lojë me klube për femra prej 60,739 tifozësh në Wanda Metropolitano më 2019.
Kampionët në fuqi tani do të përballen me Arsenalin ose Wolfsburgun, raporton BBC.
