Barcelona mposhtë “me çyk të zorit” Vallecanon

Një sfidë për t’u harruar, në mesin e një kohe që nuk është më mirë.
Barcelona nuk po kalon në ditët e saj më të mira, shkruan Indeksonline.
Ekipi katalunas ka shënuar tri fitore nga tri ndeshjet e para të këtij sezoni, por megjithatë po vihet re presioni nga kriza financiare.
Fytyrën “ia zbardhi” transferi më i ri, Dani Olmo, i cili mezi u regjistrua sot për të luajtur në ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos
Olmo shënoi për 1:2, fitore e zorshme në “Estadio de Vallecas”, për t’i siguruar ekipit triumfin.
Katalunasit pësuan gol që në start të ndeshjes, me Unai Lopezin që shfrytëzoi mbrojtjen e shpërqëndruar të Barcelonës që në minutën e nëntë.
Në pjesën e parë, të dy ekipet krijuan raste të konsiderueshme, por jo mjaftueshëm të mira për të ndryshuar shifrat.
Barcelona e Hansi Flickut u kthye e këndellur në pjesën e dytë, për të shënuar tre gola: Pedri (’60), Lewandowski (’71) dhe Olmo (’82).
Goli i polakut Lewandowski u anulua, pasi pati një faull në sulm, teksa golashenuesi i parë i Barcelonës, Pedri, që pati një performancë për t’u mbajtur mend, u lëndua gati në fund të ndeshjes.
Teksa është akoma herët për të kuptuar se sa do të mungojë spanjolli, katalunasit po vazhdojnë t’i prijnë tabelës së ligës spanjolle me shumë fat në krahë.
Lojtari me notën më të mirë të ndeshjes ishte Lamine Yamal – 8.0.
Në ndeshjen e radhës, Barcelona pret në shtëpi Valladolidin, ndërkaq udhëton për një ndeshje aspak të lehtë me Espanyolin./Indeksonline/