Barcelona mposhtet nga Levante e Enis Bardhit
Barcelona ka pësuar humbje kundër Levantes, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të Kupës së Mbretit.
Golat për Levanten i shënuan Eric Cabaco i cili shënoi në minutën e 4′ të takimit dhe ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Borja Mayoral, i cili shënoi në minutën e 18′.
Golin e vetëm për Barcelonën e shënoi Philippe Coutinho nga pika e bardhë në minutën e 85′ gol ky që erdhi shumë vonë për katalunasit.
Megjithatë dilema e fituesit ende nuk dihet pasi që Levantes do t’iu duhet ta përjetojnë “ferrin” e quajtur “Camp Nou”./IndeksOnline/