75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Barcelona mund të jetë një Milan apo Manchester United i ri”

Kandidati për president tek klubi i Barcelonës Victor Font pasi Real Madrid u shpallë kampion mbrëmjen e djeshme ka deklaruar se Barcelona mund të përfudojë si Manchester United dhe Milani.

‘’Shikoni klubet e Premier Ligës që edhe pse menaxhohen shumë mirë, kanë nevojë për shumë para që të përmirësojnë skuadrën. Nëse ne nuk bëjmë atë që po themi, atëherë Barcelona rrezikon të bëhet një Milan apo Manchester i ri’’, përfundoi Victor Font.

Font do të jetë në garë me Bartomeun për të parin e Barcelonës në vitin 2021.

VIKTOR FONTE

Milani për herë të fundit e ka fituar kampionatin në sezonin 2010-2011, kurse Manchester United për herë të fundit e ka fituar Premier Ligën në sezonin 2012-2013.